Fatjon Cuka
15 Prill 2022•Përditësim: 17 Prill 2022
Zyra e Fondacionit Turk Maarif në Shqipëri ka organizuar iftar me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve turke në Shqipëri, të institucioneve shqiptare dhe të organizatave të shoqërisë civile, raporton Anadolu Agency (AA).
Në iftarin e shtruar në ambientet e një hoteli në Tiranë ishin të pranishëm ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, anëtari i bordit të Fondacionit Maarif, Prof. Dr Nevzat Şimşek, drejtori i zyrës së Fondacionit Turk Maarif në Shqipëri, Mesut Özbaysar, koordinatorja e TIKA-s në Tiranë, Emine Gizem Başkan, drejtori i Institutit "Yunus Emre" në Tiranë, Ömer Osman Demirbaş dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme.
Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, ambasadori Yörük theksoi se institucionet turke do të vazhdojnë të organizojnë iftare në ditët në vazhdim në Shqipëri.
Duke theksuar miqësinë e shqiptarëve dhe turqve ndër shekuj, Yörük nënvizoi edhe zyrtarizmin e partneritetit strategjik mes dy vendeve, gjatë vizitës zyrtare të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Ankara. “Çdo vit që kalon miqësia dhe solidariteti ynë behet më i fortë dhe më i qëndrueshëm”, tha ambasadori turk.
"Bazuar në këtë fakt, të shkuarën tonë të përbashkët, ajo që po përpiqemi të bëjmë është të krijojmë, ndërtojmë një të ardhme të përbashkët. Kjo është arsyeja, që si pjesë e këtij plani, e kësaj strategjie, kemi Fondacionin Maarif në Shqipëri", shtoi ai.
Şimşek, duke falënderuar të pranishmit për pjesëmarrjen, tha se "Turqia dhe Shqipëria janë dy vende vëllazërore. Ne kemi histori dhe kulturë të përbashkët".
Ai theksoi se për shkak të potencialit të të dy vendeve shkëmbimet tregtare mund të rriten akoma më shume. "Në si Turqi nuk duam që marrëdhënia jonë me Shqipërinë të kufizohet vetëm në tregti. Ne duam të zhvillojmë raportet tona në një qasje multidimensionale, nga ekonomia tek politika, nga siguria tek edukimi', tha ai.
"Në e dimë që dimensioni humanitar i marrëdhënies midis dy vendeve është më shumë i vlefshëm. Ne si Fondacion Maarif e shohim edukimin si një mundësi shumë e rëndësishme për të zhvilluar marrëdhënien midis dy vendeve", theksoi Şimşek.
Të pranishmit i përshëndeti edhe rektori i universitetit të Fondacionit Turk Maarif, Universitetit New York në Tiranë, Erkan Erdemir.