Mehmet Yılmaz
11 Mars 2020•Përditësim: 12 Mars 2020
Një serb i dyshuar për krime lufte për të cilin Kosova ka lëshuar fletarrestim është kapur në Hungari, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e bërë nga Gjykata e Budapestit për Agjencinë e Lajmeve Hungareze (MTI), konfirmohet se një mashkull serb, është arrestuar me dyshim se ka kryer krime lufte ndaj popullatës civile gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999.
Në deklaratë gjithashtu është rikujtuar se autoritetet kosovare kanë lëshuar fletarrestim me pretendim se i dyshuari në korrik të vitit 1999 në Videjë ka rrahur një grua shtatzënë në muajin e 8-të dhe se e ka përdhunuar.
Më tej, në deklaratë bëhet e ditur se vazhdon procesi i ekstradimit i të dyshuarit që gjendet në paraburgim.