Dzihat Aliju
17 gusht 2026•Përditësim: 17 gusht 2026
Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 25 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilave 4 janë aktive, 3 janë nën kontroll, ndërsa 18 janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), transmeton Anadolu.
Sipas QMK-së, zjarre aktive ka në disa lokacione në komunën e Studeniçanit, Makedonski Brod, Veles dhe Zelenikovë.
Nën kontroll janë zjarret pranë fshatrave Aldanci dhe Norovë dhe pranë Borinos dhe Zhitoshes në komunën e Krushevës, si dhe në deponinë në Kratovë.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se dje zyrtarët policorë ndaluan një banor të Manastirit për shkaktimin e zjarrit.
Nga MPB-ja theksojnë se zjarri është shuar nga një ekip i Njësisë Territoriale Zjarrfikëse nga Manastiri, ndërsa nuk ka persona të lënduar.
Inspektimin e ka kryer një ekip nga Sektori i Punëve të Brendshme i Manastirit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit të ndaluar do të parashtrohet kallëzim përkatës.