Agim Sulaj
06 Korrik 2022•Përditësim: 07 Korrik 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar 341 raste të tjera të koronavirusit COVID-19, duke e çuar në 230.395 numrin e përgjithshëm të tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), numri i vdekjeve nga koronavirusi mbetet në 3.140, pasi vendi nuk regjistroi viktima të tjera nga virusi.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 1.165 mostra të dyshuara për COVID-19, ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 1.853.301 teste.
Të dhënat e fundit njoftojnë se 64 persona të tjerë fituan betejën kundër COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 225.734, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.521.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 78 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.873 doza të vaksinës, prej të cilave 823.818 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.