Agim Sulaj
19 Nëntor 2021•Përditësim: 20 Nëntor 2021
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit një person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) ka vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të shkojë në 2.981, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar shtatë raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 160.992.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 1.324 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.299.830 teste.
Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 26 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 157.631, ndërkohë, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 380.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 1.748 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.602.881 doza të vaksinës. Deri më sot 754.429 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.