Agim Sulaj
21 Dhjetor 2020•Përditësim: 22 Dhjetor 2020
Autoritetet shëndetësore në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit kanë regjistruar gjashtë viktima të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 1.262 numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga ky virus në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), 264 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, me çka numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 49.169.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 990 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga 8 shkurti deri më tani janë testuar gjithsej 173.145 mostra.
Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 205 pacientë të tjerë të shëruar, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në 36.773 raste.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 11.134.