Agim Sulaj
17 Prill 2021•Përditësim: 18 Prill 2021
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se 8 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në 2.061, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), edhe 498 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, kurse numri i tyre ka shkuar në gjithsej 101.153 raste.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 2.835 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 496.611 mostra.
Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 641 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 86.483 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.609.