Stipe Majic
24 Qershor 2020•Përditësim: 24 Qershor 2020
Në Kroaci janë regjistruar 22 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërsa ky vend vendos detyrimin e vetizolimit 14-ditorë për personat që vijnë nga Bosnjë e Hercegovina (BeH), Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, njoftoi Shtabi i mbrojtjes civile të Kroacisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Me 22 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kroaci numri i rasteve arrin në 2.388, u tha në konferencën e Shtabit të mbrojtjes civile të Kroacisë. Dje u zbuluan 30 raste me koronavirus.
Deri më tani janë testuar gjithsej 73.738 persona nga të cilët 6.454 në 24 orët e fundit.
"Në spital janë 18 persona dhe nuk ka asnjë pacient në respirator", tha Maja Grba Bujeviç, anëtare e Shtabit.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve në ditët e kaluara nuk ka ndryshuar dhe ende është 107, tre pacientë të kuruar janë liruar nga spitali.
Në vend 139 pacientë aktivë.
Kreu i Shtabit të mbrojtjes civile, Davor Bozhinoviç tha se Shtabi po monitoron në mënyrë aktive situatën me koronavirusin, veçanërisht në vendet fqinje.
“Sot do të merret vendim për ndalesë të përkohshme të kalimit përmes vendkalimit kufitar, gjegjësisht do të vërtetohet regjimi veçenarisht i hyrjes në Kroaci për personat që vijnë nga Bosnjë e Hercegovina, Kosova, Serbia dhe Maqedonia e Veriut”, tha Bozhinoviç.
“Personat nga këto vende pas hyrjes në Kroaci do të jenë të obliguar të qëndrojnë në vetizolim në shtëpi, respektivisht në hapësirë tjetër në kohëzgjatje prej 14 ditëve nga dita e hyrjes në Kroaci. Detyrimi i vetizolimit nuk vlen vetëm për udhëtarët që kanë tranzituar nëpër këto vende”, tha Bozhinoviç.