Agim Sulaj
16 Korrik 2023•Përditësim: 17 Korrik 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Kosova ka blerë dronë Bayraktar TB-2 nga Türkiye, transmeton Anadolu.
Kurti nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale, konsideroi se “Kosova tash është edhe më e sigurt”. Ai njoftoi po ashtu se edhe oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë kryer trajnim për përdorimin e dronëve.
“Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Türkiye! Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80 për qind numrin e ushtarëve dhe mbi 100 për qind buxhetin për ushtrinë. Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare! Me komandantin e FSK-së gjenerallejtnant, Bashkim Jashari dhe ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj përgëzuam oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve”, ka shkruar Kurti.
Blerja e dronëve Bayraktar nga Kosova është diskutuar që nga fundi i vitit të kaluar.
Reputacioni dhe kërkesa ndërkombëtare për Bayraktar TB2 të Türkiye-s dhe Bayraktar Akinci janë rritur në të gjithë Evropën që nga fillimi i luftës në Ukrainë.