Ekip
16 Korrik 2021•Përditësim: 17 Korrik 2021
Maqedonia e Veriut brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 18 raste të tjera dhe asnjë viktimë nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 155.882, ndërsa numri i viktimave mbetet 5.487.
Gjatë ditës së fundit, 5 pacientë të tjerë fituan betejën kundër COVID-19, duke e çuar në 150.159 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 923.515 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.470 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 236.