Admir Fazlagikj
27 Qershor 2021•Përditësim: 28 Qershor 2021
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut u regjistruan 4 raste të reja të koronavirusit (COVID-19) duke rritur numrin e përgjithshëm të rasteve që nga fillimi i epidemisë në vend në 155.673, transmeton Anadolu Agency (AA).
Asnjë viktimë nuk është raportuar si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit ndërsa numri i të vdekurve nga virusi është 5.484.
Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 11 pacientë të shëruar nga COVID-19 dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve arrin në 149.961.
Numri i rasteve aktive me koronavirus në vend është 228.
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 2.514 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 872.894 teste në vend.