Dzihat Aliju
23 Qershor 2020•Përditësim: 24 Qershor 2020
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) katër persona kanë ndërruar jetë dhe janë zbuluar 118 raste të reja me këtë virus, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend arrin në 5.311, numri i të shëruarve në 2.048, ndërsa numri i viktimave në 251. Aktualisht, numri i rasteve aktive është 3.012.
Siç informon Ministria e Shëndetësisë, sot janë raportuar 74 persona të shëruar nga COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1.363 teste, ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të kryera deri më tani kap shifrën 53.248.