Alma Dekovic
21 Janar 2023•Përditësim: 21 Janar 2023
Pas disa ditësh reshje të dendura shiu në ultësira dhe temperatura mbi mesataren për këtë periudhë të vitit, mbrëmë në kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës, Sarajevë, ka rënë bora e parë e sezonit, e cila ka vazhduar edhe sot, raporton Anadolu Agency (AA).
Rënia e temperaturave gjatë natës së kaluar ka krijuar kushte për formimin e shtresës së borës në Sarajevë, por edhe në pjesën më të madhe të BeH-së.
Sipas të dhënave të Institutit Federal Hidrometeorologjik, mëngjesin e sotëm në stacionin e Bjelavës shtresa e borës ka qenë katër centimetra, por në disa pjesë të qytetit vërehen sasi më të mëdha bore.
Mëngjesin e sotëm në qytet janë shënuar minus 2 gradë Celsius ndërsa temperatura më e lartë ditore e ajrit do të jetë rreth zero gradë Celsius.
Sipas parashikimeve të Institutit Federal Hidrometeorologjik, të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët me borë dhe me reshje. Në jug të vendit do të bie shi. Edhe të hënën do të mbajë mot me vranësira dhe borë ndërsa në ultësira do të ketë reshje shiu.