Bedrudın Brljavac
01 Janar 2020•Përditësim: 01 Janar 2020
Në një atmosferë të këndshme festive në sheshin “Bosnjë e Hercegovinë” të pranishmit përmes numërimit që i priu kryebashkiaku i Sarajevës, Abdulah Skaka dhe fishekzjarreve spektakolare shënuan pritjen e Vitit të Ri 2020, raporton Anadolu Agency (AA).
Këngëtari Zhelko Joksimoviç po ashtu falënderoi të gjithë për pritjen, duke përmendur se mori informacion se në koncert gjenden rreth 70 mijë persona.
Sarajeva këto ditë me rastin e festës së Vitit të Ri ishte e stërmbushur me turistë dhe përmes ndriçimit të rrugëve mbizotëronte një atmosferë festive.
Festa e Vitit të Ri në Beograd, Serbi, edhe sivjet u mbajt para Parlamentit të Serbisë, ku turmat e njerëzve hynë në vitin 2020 me muzikë nga Lepa Brena dhe fishekzjarre.
Mijëra banorë të Zagrebit, turistë dhe vizitorë në kryeqytetin e Kroacisë e pritën Vitin e Ri në sheshin e mbushur Jos Josip Jelaçiç. Në mesnatë, ata patën mundësinë të shohin fishekzjarre shumëngjyrëshe nga rrokaqiejt.
Po ashtu në Podgoricë të Malit të Zi, këtë vit Administrata e Qytetit organizoi pritjen e Vitit të Ri në sheshin qendror të qytetit, ndërsa qytetarët e mbledhur u argëtuan me muzikë dhe fishekzjarre.