Dzihat Aliju
06 Korrik 2021•Përditësim: 07 Korrik 2021
Në qytetin Ohër të Maqedonisë së Veriut për të njëmbëdhjetën herë me radhë është mbajtur Kampi veror ndërkombëtar i skautistëve në të cilin marrin pjesë rreth 400 pjesëmarrës nga vendet e rajonit dhe Turqia, raporton Anadolu Agency (AA).
,Koordinatori i TIKA në Shkup, Halim Ömer Söğüt, gjatë fjalimit të tij theksoi se si institucion kanë zbatuar shumë projekte të drejtpërdrejta për fëmijët dhe të rinjtë në mënyrë që të ofrojnë një të ardhme më të mirë për të to.
Ai tregoi se në kampin që janë duke organizuar Federata e Skautistëve të Turqisë dhe Klubit të Skautistëve Kalkan për më shumë se 10 vite, u jepen trajnime teorike dhe praktike për rreth 400 skautistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, rajoni i Sanxhakut, Bosnjë e Hercegovinë, Mali i Zi, përfshirë edhe Turqinë.
Kryetari i Federatës së Skautistëve të Turqisë, Hasan Dincer Subaşı, nga ana e tij shprehu shpresën që të vazhdon duke u rritur uniteti me vëllezërit e tyre të rajonit.
Ndërsa kryetari i Shoqatës Kalkan, Cengiz Destan, tha se këtë vit kanë një emocion ndryshe pasi vitin e kaluar kanë pasur një pauzë për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).
Ndryshe, për organizatat dhe institucionet përfshirë edhe Anadolu Agency (AA) u dha dekoratë nga Klubi i Skautistëve Kalkan dhe Shoqatës Kalkan për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e tyre për Kampin e 11-të veror ndërkombëtar të skautistëve.

Kampi do të përfundojë më 9 korrik të premten.