Andelija Stojkovic
23 prill 2020•Përditësim: 23 prill 2020
Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 162 raste me koronavirusin e ri (COVID-19), janë testuar 2.688 persona, ndërsa pesë persona kanë humbur jetën, raporton Anadolu Agency (AA).
Sekretari krahinor Zoran Gojkoviç në konferencën qendrore për gazetarë tha se në Serbi gjithsej janë testuar 51.324 persona dhe se koronavirusi është konfirmuar tek gjithsej 7.276 persona, ndërsa 3.477 persona janë në spital, prej tyre 96 janë në respirator.
Ai tha se 139 persona në Serbi kanë vdekur nga koronavirusi, ndërsa 1.063 persona janë shëruar. Gojkoviç shtoi se në Serbi që nga fillimi i pandemisë janë infektuar 622 punonjës shëndetësorë.