Alma Dekovic
06 Prill 2023•Përditësim: 06 Prill 2023
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, priti sot senatorin amerikan Steve Daines dhe theksoi se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi me SHBA-në janë të një rëndësie të madhe për Serbinë, transmeton Anadolu.
Vuçiq ia prezantoi senatorit të Komitetit të Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Steve Daines, zhvillimet aktuale në rajon, duke theksuar se Serbia në Ballkanin Perëndimor promovon një agjendë pozitive bashkëpunimi, si parakusht për paqen dhe stabilitetin.
Presidenti serb tha se SHBA-ja me investimet e veta kontribuon shumë në zhvillimin e ekonomisë së vendit të tij dhe shprehu shpresën për ardhjen e investitorëve të rinj amerikanë.
Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për çështje të ndryshme aktuale globale, përfshirë sigurinë energjetike.