Bojana Stojanovic,Sanela Crnovrsanin
01 Korrik 2021•Përditësim: 02 Korrik 2021
Autoritetet shëndetësore të Serbisë njoftuan se varianti “Delta” i koronavirusit (COVID-19), i cili u zbulua për herë të parë në Indi dhe transmetohet më lehtë, është hasur tek dy persona në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria serbe e Shëndetësisë tha në një deklaratë se pacientët në fjalë ishin kthyer së fundmi nga jashtë.
Ministria tha se gjendja shëndetësore e pacientëve është qëndrueshme.
“U përcaktua që personat në fjalë nuk kishin marrë vaksinën kundër COVID-19”, thuhet në deklaratë.