Fatma Esma Arslan
26 Korrik 2016•Përditësim: 27 Korrik 2016
ROUEN (AA) - Policia franceze ka neutralizuar dy persona të cilët i morën peng disa persona në një kishë në veriperëndim të Francës, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Francës Pierre Henry Brandet, i cili arriti në vendngjarje pasi përfundoi kriza e pengmarrjes në kishën Saint-Etienne në qytetin Rouvray për mediat deklaroi se dy sulmuesit janë vrarë nga ana e policisë ndërsa një person që po mbahej peng ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë.
Brandet tha se gjithsej 5 persona ishin marrë peng nga të cilët një prift, dy murgesha dhe besimtarë.
Ai theksoi se ende nuk është konfirmuar nëse vallë pengu që ka humbur jetën dhe i plagosuri janë klerikë ose besimtarë.
Kryepeshkopi i Rajonit Dominique Lebrun për televizionin francez Itele njoftoi se pengu që u vra ka qenë prift.
Mes tjerash thuhet se presidenti francez François Hollande dhe ministri i Brenshëm Bernard Cazeneuve janë nisur për të vizituar kishën ku ndodhi incidenti.