Mohammad Sıo
22 Tetor 2025•Përditësim: 22 Tetor 2025
Të paktën 40 emigrantë afrikanë, përfshirë foshnje, janë mbytur në përpjekje për të arritur ilegalisht në Evropë nga brigjet lindore të Tunizisë, transmeton Anadolu.
Sipas radios private tuniziane ‘Mosaique’, një anije që mbante afër 70 emigrantë afrikanë sub-saharianë u mbyt në Salakta në provincën Mahdia herët në mëngjes,
Zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Mahdias, Walid Chtiri, tha se 40 persona humbën jetën në incident, ndërsa 30 u shpëtuan nga roja bregdetare tuniziane.
Chtiri gjithashtu tha se zyra e prokurorit ka hapur një hetim për tragjedinë.
Autoritetet tuniziane raportojnë rregullisht se kanë ѝзхбн përpjekjet e migracionit të paligjshëm dhe kanë shpëtuar qindra migrantë nga Tunizia dhe vende të tjera afrikane që përpiqen të arrijnë në Evropë për shkak të krizave ekonomike dhe politike në vend.
Tunizia përballet me presion në rritje nga BE-ja për të forcuar monitorimin bregdetar dhe për të parandaluar nisjen e anijeve me emigrantë.
Në shtator të vitit 2023, Komisioni Evropian premtoi 127 milionë euro ndihmë për Tunizinë sipas një memorandumi mirëkuptimi që adreson, ndër të tjera, uljen e migrimit të parregullt në Evropë.