Muhammet İkbal Arslan
17 shtator 2021•Përditësim: 18 shtator 2021
Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) kritikoi administratën qipriote greke, duke theksuar se ajo "po shkel kodin diplomatik të etikës", transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga Presidenca e TRNC-së, Elizabeth Spehar, drejtuesja në largim e forcave paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara (OKB) në ishullin e Qipros, i tha presidentit qipriot turk, Ersin Tatar, në një telefonatë se sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, është duke shqyrtuar mundësinë e organizimit të një takimi trepalësh në New York më 27 shtator.
Deklarata thekson se Tatar i tha Spehar se ai mund të merrte pjesë në një takim joformal trepalësh me udhëheqësin qipriot grek Nicos Anastasiades dhe Guterres nëse ai merrte një ftesë zyrtare nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së.
Më tej, thuhet se administrata qipriote greke vazhdoi me manovrat politike, duke potencuar rolin kryesor të grekëve qipriot, e cila publikoi menjëherë në shtyp konsultimet e bëra nga zyrtarët e OKB-së. Sipas deklaratës, edhe një herë tregoi se qëllimi i saj i vërtetë është të krijonte një manovër dhe imazh politik përveç shkeljes së etikës diplomatike, duke shtuar se pala greke qipriote po thyen rregullat.
Ndër të tjera, thuhet se nëse Guterres lëshon një ftesë zyrtare, Tatar do të marrë pjesë në takimin joformal trepalësh me vullnet të mirë dhe mirëkuptim konstruktiv bazuar në propozimin dhe vizionin e ri (një zgjidhje me dy shtete bazuar në barazinë sovrane të Qipros) që u diskutua në tryezë në Gjenevë.