Shadi Khan Saif
06 nëntor 2016•Përditësim: 07 nëntor 2016
KABUL (AA) - Australianja e cila punonte për një organizatë humanitare në qytetin afgan Kabul është rrëmbyer të shtunën në mbrëmje, që paraqet rastin e fundit në një seri rrëmbimesh të të huajve në vend, njoftoi policia lokale, raporton Anadolu Agency (AA).
Punonjësja humanitare, e cila ka shtetësi të dyfishtë atë të Afganistanit dhe Australisë, ka punuar si këshilltare në Agjencinë për Koordinimin e ndihmës dhe zhvillimit afgan (ACBAR).
Rrëmbimi ndodhi të shtunën mbrëma në fshatin Qal-el-Gatehullahl kur katër persona të armatosur, deri më tani të paidentifikuar detyruan punonjësen humanitare që të hyjë në makinën e tyre.
Shefi i policisë në Kabul, gjenerali Abdul Rahman Rahimi tha se australianja ishte me shoferin e saj në kohën e rrëmbimit.