Gökhan Kavak
08 janar 2021•Përditësim: 08 janar 2021
Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri (COVID-19) në kontinentin e Afrikës është rritur në 2.965.221, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit “Worldometers”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, 70.649 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e virusit në Afrikë.
Ndërkaq, numri i të shëruarve ka shkuar në 2.425.976.
Numri më i madh i rasteve dhe vdekjeve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut.