Bayram Altuğ
18 Tetor 2017•Përditësim: 18 Tetor 2017
GJENEVË (AA) – Zyra e Organizatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut "Amnesty International" (AI) dënoi vizitën e delegacionit të lartë ushtarak të Mianmarit në Zvicër, transmeton Anadolu Agency (AA).
Vizita e delegacionit të kryesuar nga gjenerali Soe Win shkaktoi reagime në vend. Mësohet se delegacioni, vizita e së cilit u konfirmua nga Ministria e Punëve të Jashtme të Zvicrës është takuar me Shefen e Departamentit të Sigurisë Njerëzore, Heidi Grau.