Atila Altuntaş
12 Shkurt 2018•Përditësim: 12 Shkurt 2018
STOCKHOLM (AA) – Të paktën dy persona e kanë humbur jetën nga rrëzimi i një avioni të vogël në veri të Norvegjisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Autoriteti Norvegjez i Aviacionit Civil tha se avioni u rrëzua në det në arkipelagun e Lofotenit.
Në deklaratë thuhet se ekipet e shpëtimit kanë gjetur rrënojat e avionit si dhe trupat e pajetë të dy personave.
Hetimi rreth aksidentit është në zhvillim e sipër.