Ekip
29 janar 2023•Përditësim: 29 janar 2023
Të paktën 44 persona humbën jetën pasi një minibus pasagjerësh doli nga rruga në Pakistanin jugperëndimor sot herët në mëngjes, thanë zyrtarët dhe mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Aksidenti ka ndodhur në qytetin Lasbela në provincën jugperëndimore të Baloçistanit, i cili ndodhet rreth 116 kilometra nga Karaçi.
Sipas lajmeve në shtypin kombëtar, autobusi ka dalë nga rruga në kalimin malor në zonën Lasbela nga Quetta për në Karaçi.
Zyrtarët e policisë njoftuan se shkak për aksidentin ku humbën jetën 44 persona është mosrespektimi i rregullave të shpejtësisë nga drejtuesi i mjetit.
Në rajon vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit.
Aksidentet rrugore me pasoja fatale janë të shpeshta në Pakistan, kryesisht për shkak të standardeve të dobëta të sigurisë.