Ruslan Rehimov
07 Tetor 2023•Përditësim: 08 Tetor 2023
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin zhvilluan bisedë telefonike, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga Presidenca e Azerbajxhanit thuhet se Aliyev ka telefonuar Putinin dhe i ka uruar ditëlindjen dhe suksese në punimet e tij.
Po ashtu bëhet e ditur se Putin e ka falënderuar presidentin Aliyev për interesimin e treguar dhe urimet e tij.
Më tej thuhet se Aliyev dhe Putin kanë vënë theksin se marrëdhëniet miqësore në fusha të ndryshme mes Rusisë dhe Azerbajxhanit zhvillohen në mënyrë të suksesshme dhe se dy presidentët kanë diskutuar për çështjet e bashkëpunimit në të ardhmen.