Muhammed Semiz
16 korrik 2020•Përditësim: 16 korrik 2020
Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Arabinë Saudite ka arritur në 2.370, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në 24 orët e fundit, vendi ka regjistruar 45 viktima nga virusi dhe 2.764 raste të reja, njoftoi Ministria saudite e Shëndetësisë.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Arabinë Saudite ka shkuar në 243.238 me rastet e reja të konfirmuara.
Ndërkaq, deri më tani, 187.622 persona janë shëruar nga virusi.