Ali H. M.Abo Rezeg
22 Dhjetor 2016•Përditësim: 22 Dhjetor 2016
RIJAD (AA) – Forcat ushtarake të Arabisë Saudite kanë zbrapsur të enjten një sulm të kryer nga milicët shiit Husi dhe aleatët e tyre në kufirin e Mbretërisë saudite, raporton Anadolu Agency (AA).
Kanali televiziv i specializuar për lajme, Al Arabiy, tha se përleshjet kishin zgjatur për tre orë të tëra gjatë të cilave milicët Husi kishin tentuar të infiltrohen brenda territorit saudit por se ishin zbrapsur nga të shtënat artilerike dhe nga helikopterët sauditë.
Në sulmin mbi pozicionet e Husive më vonë u përfshinë edhe anëtarët tjerë të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, lajmëron Al Arabiya.
“Dhjetëra milicë Husi dhe luftëtarë të tjerë besnikë të ish-presidentit të Jemenit, Ali Abdullah Saleh u vranë në përleshje, ndërkohë që u shkatëruan edhe disa platforma të raketave”, thotë televizioni në fjalë duke cituar burime anonime nga forcat e sigurisë.