Vesna Besiç
25 Mars 2017•Përditësim: 26 Mars 2017
BUENOS AIRES (AA) – Mijëra persona në rrugët e Buenos Airesit të Argjentinës shënuan përvjetorin e 41-të të grusht shtetit me të cilin në këtë vend u vendos diktatura gjatë të cilës u vranë apo u zhdukën dhjetëra mijëra persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë protestës të pranishmit edhe një herë porositën se duan drejtësi për ata që humbën jetën gjatë gushtit të shtetit të vitit 1976, por edhe gjatë viteve më pas.
Në Sheshin de Mayo morën pjesë përfaqësuesit e organizatave për të drejtat e njeriut, parti të ndryshme majtiste dhe grupe, si dhe përfaqësues të grupit “Nënat e sheshit de Mayo”.
Vlerësohet se gjatë diktaturës ushtarake nga viti 1976 deri në vitin 1983 janë torturuar dhe vrarë më shumë se 30.000 persona.
Të tubuarit në Buenos Aires kërkuan drejtësi dhe të dënohen përgjegjësit për krimet.