Alban Agushi
12 Maj 2025•Përditësim: 12 Maj 2025
Pas armëpushimit midis Indisë dhe Pakistanit, një shfaqje fishekzjarresh u organizua në Peshawar të Pakistanit, në solidaritet me ushtrinë pakistaneze, raporton Anadolu.
Qytetarët në Peshawar ndoqën shfaqjen e fishekzjarrëve në qiell që u zhvillua pas armëpushimit të shpallur më 10 maj.
Gjithashtu pas shpalljes së armëpushimit më 10 maj, valltarët Khattak performuan përpara fortesës historike Qila Bala Hisar në Peshawar të Pakistanit.
Kjo performancë e valltarëve Khattak që është valle kulturore e Pakistanit u ndoq nga qytetarët.