Ekip
27 Maj 2016•Përditësim: 28 Maj 2016
MELBOURNE (AA) – Policia australiane ka konfiskuar 200 kilogramë drogë sintetike metamfetamin në vlerë prej 200 milionë dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bëhet fjalë për sasinë më të madhe të drogës së konfiskuar të zbuluar në një anije të rrënuar peshkimi i ankoruar në qytetin Geraldton në brigjet perëndimore australiane.
Me këtë rast janë arrestuar 14 persona prej të cilëve tetë shtetas kinezë dhe gjashtë shtetas të Malajzisë.
Zëvendësi i komisarit policor, Gary Dreibergs, theksoi se grupi është pjesë e bandës transnacionale të trafikimit. Metamfetamina apo “meti i kristaltë” bën pjesë në drogat më shkatërruese.