Gökhan Ergöçün
18 Tetor 2017•Përditësim: 19 Tetor 2017
ÇANAKKALA (AA) – Industria e aviacionit e Turqisë po zgjerohet me ritëm shumë më të lartë sesa konkurrentët e saj global, tha të mërkurën shefi ekzekutiv i Onur Air, transportuesi turk.
Teoman Tosun tha për Anadolu Agency (AA) se sektori i aviacionit të Turqisë po zgjerohet me 15 përqind çdo vit, krahasuar me 5 përqind në nivel ndërkombëtar.
"Ne jemi bërë lojtari kyç në nivel global", tha ai, duke shtuar se vitin e ardhshëm sektori do të rritet me 12 për qind.
Ai tha se kjo rritje ishte bërë e mundur për shkak të iniciativave që qeveria kishte marrë që nga viti 2002.
Tosun shtoi se kompanitë turke, përfshirë Onur Air, po stërvitnin pilotë ndërkombëtarë.
Ai tha se transporti ajror në Turqi është ndarë midis transportuesit kombëtar të fluturimeve Turkish Airlines dhe transportuesve privatë.
Tosun shtoi se derisa Turkish Airlines fluturon në shumicën e destinacioneve në botë, sektori privat është një bllok i madh ndërtimi në promovimin e turizmit në Turqi.