Kübra Chohan
08 Dhjetor 2017•Përditësim: 08 Dhjetor 2017
ANKARA (AA) - Komisioni Evropian (KE) të premten tha se është arritur "një përparim i mjaftueshëm" në negociatat e Brexit-it, duke shtuar se bisedimet do të kalojnë në fazën e dytë, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti i KE-së, Jean-Claude Juncker tha: "Sot shpresoj se tani ne shkojmë drejt fazës së dytë të këtyre negociatave të vështira".
Në një deklaratë me shkrim KE-ja tha se tha se: "Komisioni i ka rekomanduar Këshillit Evropian që të konkludojë se është arritur një përparim i mjaftueshëm në fazën e parë të negociatave të nenit 50 me Mbretërinë e Bashkuar".
"Tani i takon Këshillit Evropian që më 15 dhjetor 2017 të vendosë nëse është bërë përparim i mjaftueshëm, pas së cilës do të mundësojë vazhdimin e negociatave në fazën e dytë", thuhet në deklaratë.
"Jam shumë i kënaqur për kalimin në fazën e ardhshme të bisedimeve për Brexit mbi tregtinë dhe sigurinë", shkroi në Twitter kryeminstrja britanike, Theresa May.
Takimi në Bruksel erdhi pasi kryenegociatori i BE-së, Michel Barnier dha afat prej 48 orësh për lëvizjen e bisedimeve të Brexit-it.
Barnier u tha vendeve anëtare të BE-së se nëse Britania e Madhe nuk arrin marrëveshje për tekstin mbi marrëveshjen e mundshme në dy ditët e ardhshme, negociuesit nuk do të kalojnë në fazën tjetër ku do të parashikohen marrëdhëniet e ardhshme ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Unionit.