Tuba Şahin
02 Korrik 2020•Përditësim: 06 Korrik 2020
Shkalla e papunësisë në Bashkimin Evropian u rrit në 6.7 për qind në maj, njoftoi sot Zyra statistikore evropiane (Eurostat), transmeton Anadolu Agency (AA).
Shifra u rrit nga 6.6 për qind sa ishte në prill dhe ishte e pandryshuar nga maji 2019, theksoi Eurostat.
Numri i personave të papunë u rrit me 253 mijë ndër muaj në bllokun 27 anëtarësh nën hijen e koronavirusit (COVID-19), thuhet më tej.
Ndërkohë, shkalla e papunësisë arriti në 7.4 për qind në zonën e Euros nga 7.3 për qind sa ishte një muaj më parë.
Zona e Euros ose EA19 përfaqëson vendet anëtare që përdorin monedhën e vetme Euro ndërsa BE27 përfshin të gjitha vendet anëtare të bllokut.
Shkalla e papunësisë tek gratë ishte 7.2 për qind në BE ndërsa tek burrat 6.4 për qind në maj.
Rreth 2.8 milionë të rinj të papunë, nën 25 vjeç, ishin të papunë në BE, duke e çuar shkallën e papunësisë së të rinjve në 15.7 për qind në maj.