Ömer Tuğrul Çam
12 Tetor 2020•Përditësim: 12 Tetor 2020
Bashkimi Evropian (BE) vendosi për të zgjatur një vit regjimin e masave kufizuese që njohin mundësinë e zbatimit të sanksioneve ndaj personave dhe institucioneve që përdorin ose zhvillojnë armët kimike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Këshilli i BE-së, njoftohet se është zgjatur deri më 16 tetor 2021 praktika e cila ka hyrë në fuqi në vitin 2018 me arsyetimin se përdorimi i armëve kimike përbën kërcënim ndërkombëtar.
Me këtë zbatueshmëri të BE-së deri tani janë përfshirë në listën e sanksioneve 5 persona nga regjimi i Sirisë, 4 persona për shkak të sulmit kimik ndaj ish-agjentit rus Sergei Skripal në qytetin Salisbury të Britanisë dhe një qendër kërkimore e regjimit të Sirisë. Sanksionet përfshijnë ndalesën e udhëtimit dhe ngrirjen e pasurive.
Ministrat e jashtëm të BE-së të cilët kanë njoftuar zgjatjen e regjimit të sanksioneve të zbatuara për shkak të përdorimit të armëve kimike, po diskutojnë në mbledhjen e Këshillit të Marrëdhënieve të Jashtme në Luksemburg edhe zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të helmimit në këtë vend të opozitarit rus, Alexei Navalny, me lëndën kimike të grupit Noviçok.