Cüneyt Karadağ
24 korrik 2020•Përditësim: 25 korrik 2020
Të pakënaqur me çmimet e ulëta të transportit, shoferët e kamionëve sot protestuan në qendër të kryeqytetit të Gjermanisë, Berlin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Të pakënaqur me çmimet e ulëta të transportit, shoferët e kamionëve sot protestuan në qendër të kryeqytetit të Gjermanisë, Berlin. Afër 500 kamionë u mblodhën duke i rënë borisë para Portës së Brandenburgut. ( Abdulhamid Hoşbaş - Anadolu Agency )
Afër 500 kamionë u mblodhën duke i rënë borisë para Portës së Brandenburgut.
Kamionistët protestuan për shkak të moskonkurrencës së kompanive vendore dhe çmimeve të ulëta të transportit që imponojnë kompanitë e transportit të regjistruara në vendet e Evropës Lindore.
Protestuesit po ashtu i kërkuan qeverisë gjermane ndihmë për sektorin e transportit, i cili po vuan nga humbjet e mëdha financiare për shkak të pandemisë së COVID-19.
Protestat e sotme shkaktuan bllokime të mëdha trafiku dhe bllokime në Berlin.