Aynur Şeyma Asan
30 Dhjetor 2025•Përditësim: 31 Dhjetor 2025
Këngëtarja amerikane Beyonce, fituese e çmimeve Grammy, është bërë muzikantja e pestë që ka hyrë në listën e miliarderëve të revistës Forbes, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të Forbes, pasuria e Beyonce-s, të cilën ajo e ka fituar kryesisht gjatë karrierës së saj muzikore si dhe përmes kompanive dhe markave që ka themeluar, ka arritur në 1 miliard dollarë.
Ashtu si bashkëshorti i saj, reperi amerikan Jay-Z, këngëtarja 44-vjeçare Beyonce ka hyrë në listën e miliarderëve të revistës, duke u renditur si muzikantja e pestë në këtë listë.
Përveç Beyonce-s dhe Jay-Z-së, në mesin e muzikantëve miliarderë bëjnë pjesë edhe Taylor Swift, Bruce Springsteen dhe Rihanna.
Ndërkohë, edhe pse që nga viti 2024 në media janë publikuar lajme se aktorja dhe këngëtarja amerikane Selena Gomez është "miliardere", ajo nuk figuron në listën e miliarderëve të Forbes.