Dildar Baykan Atalay
22 Tetor 2021•Përditësim: 22 Tetor 2021
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se mund të thërrasë në detyrë Gardën Kombëtare nëse do jetë e nevojshme për të rregulluar problemet e përjetuara kohët e fundit në zinxhirin e furnizimit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në forumin e organizuar nga CNN, Biden duke folur për politikën e brendshme dhe temat e ekonomisë vuri në dukje se pret që Kongresi të arrijë një marrëveshje për paketën e infrastrukturës brenda një kohe të shkurtër.
- Ulja e çmimit të benzinës në vitin 2022
Në pyetjen "A mendoni të thërrisni në detyrë Gardën Kombëtare për të rregulluar problemet në zinxhirin furnizues?", Biden u përgjigj: "Po, do e bëj këtë kategorikisht. Do ta bëj këtë nëse nuk pakësojmë numrin e shoferëve të kamionëve".
Ai theksoi se shumë ekspertë të ekonomisë nuk mendojnë se inflacioni do të vazhdojë të rritet për një kohë të gjatë. "Në çmimin e benzinës nuk pritet të ketë rënie këtë vit. Për këtë mund të presim vitin 2022", shtoi presidenti amerikan.
- Mesazh Kinës për Tajvanin
Në pyetjen nëse do të mbrojë apo jo SHBA-ja Tajvanin nëse Kina hyn në Tajvan, Biden tha: "Sigurisht që do ta mbrojmë. Për këtë ne kemi premtuar".
Më tej Biden informoi se bisedon shpesh me presidentin e Kinës, Xi Jinping dhe shtoi se "Nuk po rendim pas luftës së ftohtë me Kinën".