Dildar Baykan
26 Janar 2021•Përditësim: 26 Janar 2021
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden në një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel ka shprehur dëshirën për të thelluar marrëdhëniet mes dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Shtëpia e Bardhë thuhet se Biden i cili erdhi në detyrë më 20 janar zhvilloi një bisedë telefonike me kancelaren Merkel.
Biden në bisedë theksoi dëshirën e tij për të thelluar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe në të njëjtën kohë tha se ka për qëllim që të rigjallërojë sërish Aleancën transatlantike përfshirë NATO-n dhe Bashkimin Evropian.
Dy liderët u dakorduan që të punojnë së bashku në çështjet e politikës së jashtme, përfshirë Afganistanin, Kinën, Rusinë, Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor thuhet në deklaratën.
"Biden dhe Merkel ranë dakord që SHBA të rinovojë angazhimin e saj në organizatat shumëpalëshe dhe në luftën kundër ndryshimeve klimatike, për luftën kundër COVID-19, për rritjen e sigurisë shëndetësore, për të ndjekur rrugën e përmirësimit të ekonomisë globale të qëndrueshme dhe mbi rëndësinë e bashkëpunimit global", thuhet në deklaratë.