Betül Yürük
08 Nëntor 2017•Përditësim: 08 Nëntor 2017
NEW YORK (AA) – Kandidati i Partisë Demokratike, Bill de Blasio, është rizgjedhur kryebashkiak i qytetit amerikan të New Yorkut, raportoi Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve jozyrtare, De Blasio mori 65 për qind të votave duke fituar mandatin e tij të dytë katërvjeçar. Rivalja e tij më e madhe, Nicole Malliotakis, nga Partia Republikane, fitoi 28 për qind të votave.
Përkundër faktit se demokratët janë kryesisht të vendosur në New York, republikanët e kishin deri në viti 2013. Bill de Blasio është demokrati i parë i cili, pas 20 vjetësh, fitoi garën për pozitën udhëheqëse në atë siç njihet "Molla e madhe".
De Blasio propozoi rritje taksash para disa ditësh për të rikthyer dhe rindërtuar hekurudhat e vjetra të metrosë të lëna në harresë në qytet. Ai gjithashtu propozoi taksa më të larta për ata që fitojnë më shumë se 500 mijë dollarë në vit