Kasım İleri
04 Prill 2022•Përditësim: 04 Prill 2022
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka dënuar vrasjen e civilëve në qytetin Bucha në afërsi të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, transmeton Anadolu Agency (AA).
Vazhdojnë reagimet lidhur me trupat e gjetur dhe pamjet që paraqiten pas tërheqjes së ushtrisë ruse nga rajonet në afërsi të Kievit.
Në një postim nga llogaria e tij në median sociale, Blinken shkruan se "Dënojmë fuqishëm brutalitetin e dukshëm të forcave të Kremlinit në Bucha dhe në të gjithë Ukrainën".
Ndër të tjera Blinken është shprehur se do të përdorin çdo mjet aktual për të ndëshkuar përgjegjësit e masakrave civile në fjalë dhe që do të ndajnë këto informacione duke dokumentuar dhunën e përjetuar.
Ushtria ukrainase e cila më 1 prill çliroi nga forcat ruse qytetin Bucha në afërsi të Kievit, kryeqytetit të Ukrainës, u përball me një qytet me ndërtesa të shkatërruara dhe me rrugë plot trupa të pajetë.
Në vendbanimet e çliruara në afërsi të Kievit u gjetën trupat e 410 civilëve.