Murat Karadağ
30 Nëntor 2016•Përditësim: 30 Nëntor 2016
RIO DE JANEIRO (AA) - Mijëra protestues janë përleshur me policinë në kryeqytetin e Brazilit, Brazilia në momentin kur në Kongres po diskutoheshin politikat e masave shtrënguese, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia braziliane ka ndërhyrë me gaz lotsjellës ndaj mijëra protestuesve të cilët kanë thyer xhamat dhe kanë shkaktuar probleme.
Përleshjet kanë ndodhur gjatë momentit kur deputetët e Senatit të Dhomës së Lartë të Kongresit po diskutonin mbi projekt-ligjin i cili për shkak të krizës ekonomike në të cilën gjendet vendi parashikon kufizime në shpenzimet e qeverisë.