Sinan Doğan
05 nëntor 2023•Përditësim: 06 nëntor 2023
Mijëra persona në Brazil kanë reaguar ndaj sulmeve të Izraelit kundër Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.
Njerëzit u mblodhën në kryeqytetin Brazilia dhe qytetet tjera si Sao Paulo dhe Rio De Janeiro për të protestuar kundër sulmeve të Izraelit në Gaza.
Në protestën e solidaritetit me popullin palestinez që u mbajt në Brazilia morën pjesë anëtarë të Federatës Arabe Palestineze të Brazilit (FEPAL), Komitetit kombëtar të solidaritetit me popullin palestinez, Qendra braziliane e solidaritetit për të drejtat dhe qytetarët.
Rreth 12 mijë njerëz që u mblodhën në Sao Paulo, tërhoqën vëmendjen mbi fëmijët e vrarë në Gaza dhe marshuan deri në muzeun e artit në Sao Paulo.
Ndërsa një grup i cili u mblodh në plazhin e qytetit turistik të famshëm Rio de Janeiro të vendit, vendosën në plazh qefinë të bardhë në shenjë të fëmijëve që janë vrarë si pasojë e bombardimeve izraelite.
Gjithashtu edhe në javët e kaluara në qytete të ndryshme të Brazilit ka patur reagime kundër sulmeve izraelite.