Zehra Ulucak
11 Janar 2018•Përditësim: 12 Janar 2018
SAO PAULO (AA) - Shkencëtarët brazilianë njoftuan se virusi "cetacean mroillivirus" është shkaktari i ngordhjes së afër 200 delfinëve që prej rreth 40 ditësh janë shfaqur brigjet e shtetit të Rio de Zhaneiros në Brazil, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga Fakulteti i Shkencave Detare pranë Universitetit Shtetëror të Rio de Zhaneiros, virusi cetacean morbillivirus ka shkaktuar ngordhjen e mbi 170 delfinëve gri në Gjirin Sepetiba që nga fundi i muajit nëntor e deri më tani.
Siç thuhet, virusi mund të dëmtojë sistemin imunitar të gjitarëve të detit.
Gjiri Sepetiba gjendet rreth 70 kilometra larg qytetit të Rio de Zhaneiros. Ende nuk janë të njohura shkaqet e epidemisë.