Ekip
28 Tetor 2017•Përditësim: 29 Tetor 2017
LONDËR (AA) – Marina mbretërore britanike ka shkarkuar nëntë oficerë, pasi rezultuan pozitv ndaj testit për drogë, ndërsa ishin të vendosur në nëndetësen bërthamore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nëntë oficerët u shkarkuan pas testit të detyruar ndaj drogës HMS Vigilant, në një nga katër nëndetëset britanike të pajisur me raketat bërthamore Trident.
"Shërbimi ynë nuk toleron abuzimin e drogës nga stafi zyrtar. Ata që zbulohen se kanë shkelur standardet tona të larta përballen me largim nga puna", thuhet në deklaratën e Marinës Mbretërore.
Mediat britanike njoftuan se droga e gjetur te oficerët ishte e llojit kokainë. Thuhet se oficerët morën drogë ndërsa ishin të ankoruar në SHBA ku po merrnin raketat bërthamore për nëndetësen.
E njëjta nëndetëse ishte përfshirë kohët e fundit në një polemikë mbi marrëdhëniet joadekuate ndërmjet anëtarëve meshkuj dhe femra të ekupiazhit.