Ekip
04 Maj 2016•Përditësim: 05 Maj 2016
LONDËR (AA) – Qeveria e Britanisë së Madhe i është nënshtruar presionit dhe mori vendim që të pranojë fëmijë nga Siria të cilët janë pa shoqërim, ndërsa që kanë arritur të vijnë deri në Evropë, raporton Anadolu Agency (AA).
Kabineti i kryeministrit britanik David Cameron të mërkurën tha se fëmijët që janë regjistruar në Greqi, Itali dhe Francë para 20 marsit të këtij viti mund të hyjnë në Britani të Madhe.
Megjithatë, nuk saktësoi se sa fëmijë do të pranojë Britania. Britania tashmë ka dakorduar të vendos deri 3.000 fëmijë të rrezikuar refugjatë deri në vitin 2020, si dhe 20.000 sirianë nga kampet e refugjatëve në Lindjen e Afërt.
Qeveria britanike më herët pohoi se me pranimin e fëmijëve që tashmë kanë mbërritur në Evropë kanë inkurajuar edhe të tjerë që të nisen në rrugën e rrezikshme.
Alf Dubs nga Partia Laburiste, i cili në Britani erdhi në vitin 1930 si një fmëijë hebre nga Evropa e okupuar, zhvilloi fushatë që Qeveria konservatore e Cameronit të ndryshojë mendjen.