Tayfun Salcı
03 Shkurt 2017•Përditësim: 03 Shkurt 2017
LONDËR (AA) - Sekretari britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon, tha se NATO-ja duhet të mbrohet në mënyrë aktive edhe në fushën kibernetike, njëlloj siç parasheh edhe mbrojtja ajrore, tokësore dhe detare, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në Universitetin St. Andrew në Skoci, Fallon ka shënjestruar Rusinë, duke pohuar se ajo organizon sulme kibernetike ndaj shteteve perëndimore.
"NATO-ja duhet të mbrojë veten njëlloj sikurse në ajër, tokë dhe det, në mënyrë që ata që përdorin sulmet kibernetike ta dinë se kjo do të ketë një çmim", ka thënë Fallon, duke shtuar se posaçërisht Rusia shënjestron infrastrukturat kritike dhe demokracinë në shtetet perëndimore.