Vesna Besiç
29 Dhjetor 2015•Përditësim: 29 Dhjetor 2015
BRUKSEL (AA) – Pasi policia belge arrestoi dy persona nën dyshimin se kanë planifikuar sulme në Bruksel në pritjen e Vitit të Ri, janë shtuar forcat e sigurisë në këtë qytet, raporton Anadolu Agency (AA).
Kujtojmë se policia gjatë një operacioni në kryeqytet, konfiskoi disa kompjuterë, uniforma ushtarake dhe materiale propaganduese të organizatës terroriste DAESH.
Nga të arrestuarit, gjashtë persona janë arrestuar dhe marrë në pyetje prej të cilëve i katërti është liruar nga aktakuza.
Pas sulmeve të fundit terroriste që ndodhën në Paris më 13 nëntor të këtij viti, Belgjika është në gjendje gatishmërie derisa operacionet policore realizohen në mbarë vendin.