İhvan Radoykov
19 prill 2018•Përditësim: 19 prill 2018
SOFJE (AA) – Një police bullgare është lënduar gjatë shpërthimit të bombës në hyrje të stadiumit "Vasil Levski" gjatë ndeshjes së rivalëve të qytetit nga Sofja, CSKA dhe Levski, raporton Anadolu Agency (AA).
Bombën artizanale e aktivizoi njëri nga tifozët e klubit Levski. Punonjësja e policisë u plagos rëndë, pasi copëza të xhamit e goditën në fytyrë dhe sy.
Sekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Mladen Marinov, deklaroi se, krahas masave të gjera të sigurisë që janë marrë para ndeshjes, nuk kanë mund të parandalojnë shpërthimin.